Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë një konference të përbashkët që pati me kryetarin e kësaj partie, Ramush Haradinaj, kanë theksuar se buxheti për vitin 2022 është buxhet që vërteton varfërimin e Kosovës, stagnimin e zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe një buxhet që i diskriminon komunat e AAK-së. “Është një buxhet, i cili përveç Ligjit të Pagave, ka lënë jashtë edhe Ligjin e Financave Lokale, Ligj ky që do të forconte financimin në komuna. Poashtu, ka lënë jashtë shumë projekte infrastrukturore, të cilat edhe pse janë premtuar, sikurse rruga Podujevë-Prishtinë, nuk janë buxhetuar dhe do të mbesin në të njëjtën situatë. Pra, premtimi po shihet që ka qenë politik dhe partiak”, ka thënë Tahiri. Sa i përket Ligjit të Pagave, ai ka pohuar se po shihet që Qeveria Kurti nuk ka vullnet politik që ta shtyjë përpara këtë ligj.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …