Kryetari i PD-së në Shqipëri, Lulzim Basha thellon sanksionet kundër Sali Berishës. Pas pezullimit nga grupi parlamentar, ai kërkon shkarkimin e tij nga çdo funksion në parti. Kryesia e partisë demokratike vendosi t’i propozojë Kuvendit të marrë një vendim që funksionarët të cilët i kap dekriminalizimi apo janë shpallur non grata nuk do të mund të jenë pjesë e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike. Miratimi i këtij propozimi automatikisht e nxjerr Sali Berishën jashtë dy organeve me të larta drejtuese, Kuvendit dhe Këshillit Kombëtar dhe e vetmja pikë që e mban të lidhur ish-liderin e se djathtës me PD e Bashës është karta e anëtarësisë të cilën e mban nga dita kur themeloi partinë. Dita e sotme pritet të shënojë kulmin e përplasjes mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës të cilën pritet të bëjnë një shfaqje forcash pasi kanë organizuar dy evente paralele. Në orën 11.00 Basha ka thirrur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Kongreseve ku pritet të ndahet përfundimisht me paraardhësin e tij, ndërkohë Sali Berisha zbret në bazë për të vulosur shkarkimin e Lulzim Bashes si kryetar i PD-se nga anëtarësia.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …