Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Sabri Bajgora dhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës,

Kosova përfiton 210 milionë euro nga lëshimi i burgjeve me qira për Danimarkën

Ministria e Drejtësisë është pajtuar për një marrëveshje me institucionet e Mbretërisë së Danimarkës për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar. Kosova përfiton 210 milionë euro nga lëshimi i burgjeve me qira për Danimarkën. Ministria ka bërë të ditur se të dënuarit do të sillen nga Mbretëria e Danimarkës,  nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. “Ministria e Drejtësisë zotohet për lirimin e një institucioni korrektues me kapacitet për treqind të dënuar, të cilët do të sillen nga Mbretëria e Danimarkës. Të dënuarit, të cilët do të transferohen në këtë institucion, nuk do të jenë të rrezikshmërisë së lartë. Si kompensim për këtë, Republika e Kosovës përfiton 210 milionë euro, të cilat do të dedikohen edhe në investime kapitale, në veçanti për energjinë e ripërtrishme”, thuhet në njoftim. Sipas kësaj ministrie, nga ky kompensim do të përfitojnë në masë të madhe edhe institucionet e drejtësisë, si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …