Lulzim Basha: Konflikti me Sali Berishën i ka kushtuar shumë shtrenjtë demokratëve, çdo anëtari dhe votuesit të saj

Lulzim Basha: Konflikti me Sali Berishën i ka kushtuar shumë shtrenjtë demokratëve, çdo anëtari dhe votuesit të saj

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha  ishte i treti në radhë që u ngjit në podiumin kryesor të sallës së Pallatit të Kongreseve, në Tiranë për t’u betuar se në subjektin politik që ai drejton nuk do të ketë më njerëz që turpërojnë shoqërinë shqiptare. Lulzim Basha u prit me ovacione nga mbështetësit e tij dhe delegatët, të cilët iu drejtuan sallës, pas verifikimeve. Basha falenderoi të gjithë të ftuarit e pranishëm dhe parafolësit në Kuvendin Kombëtar. Për të, ky Kuvend, është përcaktues për Shqipërinë e të nesërmes. “Ne jemi Partia Demokratike e Shqipërisë, 31 vite, me suksese dhe dështime”, tha ai. Sipas tij, demokratët sot nuk janë mbledhur për t’i rrahur shpatullat njëri-tjetrit, as kryetarit. “Jemi mbledhur për të thënë të vërteta të cilat kemi kohë pa i shqiptuar”, u shpreh ai. Basha tha se konflikti me Sali Berishën i ka kushtuar shumë shtrenjtë demokratëve. I ka kushtuar shumë Partisë Demokratike dhe çdo anëtari dhe votuesi të saj”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …