Sali Berisha

Berisha: Rreth 44 mijë demokratë duan largimin e Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike

Ish kryetari i Partisë Demokratike dhe ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka kërkuar largimin e kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha. Këtë kërkesë, ai e ka mbështetur në rezultatet e referendumit të organizuar për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, referendum të cilin ky i fundit ka thënë se nuk e njeh. Duke iu prirë mbështetësve të tij, Sali Berisha para selisë së Partisë Demokratike në Tiranë ka mbajtur një fjalim me tone akuzuese ndaj kryetarit aktual të PD-së, Lulzim Basha dhe duke e quajtur revolucion demokratik referendumin votimin për largimin e tij nga partia më e madhe opozitare në Shqipëri. “Unë dua të përulem me nderimin më të madh para rreth 44 mijë votuesve që sot vendosën largimin e Peng Bashës, e Lul Bravës nga drejtimi përfundimtar i forcës politike. Ky është ndëshkimi më i merituar për një person të padenjë për detyrë. Ky është votimi më i shkëlqyeri në historinë e revolucionit demokratik. Ju e shihni që ky revolucion nuk ka të ndalur. Nuk ka forcë në botë që mund ta ndalojë këtë revolucion: ka theksuar ish kryetari i PD-së, dhe ish kryeministri dhe kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …