Koreja Veriore ka konfirmuar vdekjen e parë me koronavirus, pas mbylljes së kufijve prej fillimit të vitit 2020

Përkeqësimi gjendjes nga pandemia i ka shtyrë shumë shtete të Evropës të marrin masa për kufizime të reja

Përkeqësimi gjendjes nga pandemia i ka shtyrë shumë shtete të Evropës të marrin masa për kufizime të reja. Mendohet se shkaktar më i madh për keqësimin e gjendjes është varianti i ri i virusit korona – omikron i cili menodhet se përhapet shumë më shumë se sa variantet paraprake. Kjo ka bërë që Holanda të hyjë  në izolim kombëtar nga sot ( 19 dhjetor ) deri në mesin e janarit të vitit 2022. Rritja e jashtëzakonshme e rasteve të infektuara me virus ka bërë që edhe Britania e Madhe të shpall gjendjen e jashtëzakonshme. Ndërmarrjen e masave të reja për ta ndalaur përhapjen e jashtëzakonshme tp infektimeve nga virusi omikron janë duke shqyrtuar edhe shtete të tjera. Omicron fillimisht u identifikua në Afrikën e Jugut dhe që atëherë është përhapur në 89 shtete të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka klasifikuar këtë variant si “variant shqetësues”. Pritet që më 21 dhjetor, edhe presidetni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Baiden të ofrojë detaje të reja lidhur me situatën epidemiologjike, teksa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve dhe me variantin Omicron.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …