Në territorin mes shtetit të Ukraninës dhe Rusisë, po vazhdon të mbretëroj gjendje e tensionuar ku ka kohë që të dyja vendet kanë vendosur forca të mëdha ushtarake përgjatë kufirit mes tyre. Rusia ka dërguar dy bombardues të tipit Tu-22M3, të shoqëruar nga avionët luftarakë Su-30SM të forcave ajrore ruse për të patrulluar kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë. Duke komentuar këto stërvitje, zyrtarët në Kiev kanë thënë se Rusia mund ta përdorë territorin e Bjellorusisë për të mbështetur një sulm mbi Ukrainën. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO kanë paralajmëruar për pasoja të rënda nëse Rusia e sulmon Ukrainën. Raportet mes këtyre dy shteteve janë përkeqësuar gjatë vitit 2014 kur Rusia aneksoi Gadishullin ukrainas të Krimesë dhe nisi mbështetjen ushtarake, politike dhe ekonomike për separatistët që po luftojnë në lindje të Ukrainës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …