Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka pasur asnjë viktimë nga virusi korona. Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar katër raste të reja si dhe shtatë të shëruar. Ministria e Shëndetësisë njofton gjithashtu se gjatë 24 orëve të fundit janë 711 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 654 mijë e 534 doza të vaksinës ndërsa deri më sot 776 mijë e820 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …