Ashtu sikur ka paralajmëruar tre ditë më parë vetë kryetari i PD-së së “reformuar”, Sali Berisha, sot në orët e pas ditës do të mbahet një protestë masive kundër takimit të treshes së “Ballkanit të hapur”, që është një përpjekje koti, me të cilën po argëtohen Edi Rama, Zoran Zaev dhe Aleksander Vuçiq. Insistimi i Edi Ramës për këtë marrëveshje, nuk ka përkrahje të duhur as brenda partisë Socialiste të Shqipërisë dhe as të opozitës. Kjo nismë nuk është më shumë se një trampolinë e çakorduar, e cila vetëm sa thellon përçarjen brenda kombëtare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e Maqedoni. Kjo marrëveshje me Vuçiqin, në një kohë kur retorika serbe kundër Kosovës po thellohet deri edhe me kërcënime dhe rikthim ushtarak, është një “non sens” politik i papranueshëm. Sot, shqiptarët liridashës në Tiranë, do t i bashkohen Sali Berishës, i cili e ka paramenduar mirë këtë protestë, pavarësisht situatës së brendshme mjaft konfuze dhe përfitimeve që do t ia atribuojë vetvetes dhe pjesë së tij të Partisë Demokratike.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …