Thirrje për aplikim për trajnime për zhvillimin e njohurive që ju orientojnë drejt tregut të punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Agjencioni për Zhvillim Rajonal-Jug dhe Komuna e Rahovecit, ju bëjnë thirrje të rinjve që të aplikojnë tani dhe bëhu pjesë e trajnimit për zhvillimin e njohurive që ju orientojnë drejt tregut të punës dhe zhvillimin e ndërmarrësisë! Në kuadër të projektit “Përkrahja e të rinjve për kyçje më të lehtë në tregun e punës përmes punëtorive”, të financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe të zbatuar nga Agjencia për Zhvillim Rajonal Jug (AZHR Jug) iu ofron mundësinë të rinjve nga komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Malishevës të aplikojnë në trajnimin “CV dhe Letra Motivuese” dhe “Plani i Biznesit dhe Ndërmarrësia”. Trajnimet do të mbahen gjatë muajit janar dhe shkurt 2022. Trajnimet do të organizohen sipas masave mbrojtëse në fuqi për COVID 19. Projekti ka për qëllim të fuqizojë 30 të rinj dhe të reja nga mosha 18-24 vjeç. Gjatë trajnimit do të mbahen punëtori, debate, ushtrime dhe aktivitete të ndryshme që zhvillojnë aftësitë e tyre për aplikim të suksesshëm në vendet e lira të punës, të mësojnë teknikat e avancuara të intervistimit, aplikimet në skemat e grandeve dhe metodat për menaxhimin e suksesshëm të ndërmarrjeve. Të gjithë të interesuarit/at ftohen të plotësojnë formularin e aplikimit në formatin PDF (e ngarkuar në linkun:

https://drive.google.com/…/1HtFmvA9I0…/view… të mos plotësohet pika 6) dhe ta dorëzojnë përmes e-mailit në adresën: [email protected] ose [email protected].

Afati i fundit për aplikim është: 24/12/2021!

Të përzgjedhurit do të njoftohen me datë 7 janar 2022 lidhur me vendin, datat dhe kushtet e pjesëmarrjes në trajnim.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …