Në 24 orët e fundit në Kinë, e cila ka më shumë se një miliardë e 500 milionë banorë janë regjistruar 37 raste të reja me virusin korona. Sipas deklaratës së Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, 24 raste janë zbuluar në provincën Sha anxi në veri të vendit. Gjithashtu janë zbuluar 10 raste me origjinë lokale në provincën Cici ang në lindje, 2 raste në provincën Guang dong në jug dhe 1 në kryeqytetin Pekin. Ndërkohë në 24 orët e fundit janë zbuluar 65 raste me origjinë nga jashtë dhe asnjë me virusin korona Në Kinë, ku u shfaqën rastet e para me pandeminë, deri më tani janë zbuluar dhjetëra mijëra raste por nga fillim i pandemisë e deri tani kanë humbur jetën vetëm 4 mijë e 636 të infektuar ndërsa 1 mijë 736 pacientë ende janë nën trajtim. Në Trajtimin e pandemisë Kina ka treguar një rigorozitet të jashtëzakonshëm me veprim energjik shtetëror, edhe pse është ballafaquar me presion ndërkombëtar se gjoja ajo e ka shpikur dhe e ka përhapur virusin. Shembull i Kinës dhe i Koresë së Veriut në përballje me pandeminë tregon më së miri se shteti i përgjegjshëm, i konsoliduar dhe në shërbim të qytetarëve bën çudira, pavarësisht dërdëllitjeve naive e keqdashëse për regjimin komunist të këtyre dy shteteve.
Kontrolloni gjithashtu
Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump
Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …