KFOR-i ka bërë të ditur se sot disa makina dhe pajisje ushtarake do vijnë nga Maqedonia drejt kampit, në Novo Selo

KFOR-i ka bërë të ditur se sot disa makina dhe pajisje ushtarake do vijnë nga Maqedonia drejt kampit, në Novo Selo

Misioni paqeruajtës i KFOR-it, në Kosovë, ka bërë të ditur se disa makina dhe pajisje ushtarake do të futen sot nga kufiri me Maqedoninë e Veriut dhe do të vazhdojnë nga Fushë Kosova drejt kampit në Novo Selo. KFOR kërkon nga vozitësit që t’ iu  afrohen autokolonave me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Mjetet e rënda ushtarake  do të udhëhiqen nga batalioni hungarez dhe ato do të kontribuojnë për një mjedis më të sigurt në vend. Automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, do të hyjnë në Kosovë nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo midis 21-26 dhjetorit 2021. Gjatë vitit të ardhshëm batalioni i parë i njësive rezervë do të sigurohet nga Hungaria duke siguruar një gatishmëri shumë të lartë për KFOR-in që do të ruajë një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …