Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Gjinoc të Therandës, ku takuan humanistin e njohur, Halil Kastrati dhe të moshuarit e vendosur në këtë shtëpi. Kjo vizitë e kreut të PDK-së u bë pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit Njerëzor, ku deklaroi se kur flasim për solidaritetin në Kosovë, është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin. Në Kosovë, kur flasim për solidaritetin është e pamundur të mos e mendosh Halil Kastratin. Ai, i mbështetur nga shumë donatorë brenda dhe jashtë Kosovës, njerëz zemërgjerë që dhurojnë për ata që janë sfiduar më shumë nga jeta, edhe këtë vit kanë treguar solidaritetin e tyre njerëzor me shumë nevojtarë të vendit tonë, duke i ndihmuar në forma të ndryshme.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …