Deputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka paraqitur një tabelë me numrin e votuesve shqiptarë të regjistruar në disa vendbanime, në Serbi, duke pyetur se si mund t’u hiqen qytetarëve të drejtat e tyre themelore. “Pasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon, dhe kjo shihet në këtë tabelë. Kjo ndodh në rajonin e banuar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë. Ajo këtë konstatim e përcolli me një postim të një përdorueseje tjetër të rrjetit social, quajtur Flora Ferati-Sashsenmajer, e cila ka publikuar një tabelë ku paraqitet zvogëlimi i numrit të votuesve të regjistruar në Serbi, në krahasimin mes viteve 2012 e 2019 në vendbanimet: Gjylekreshtë, Kapit, Tupallë, Sijarinë, Sfircë, Rama Banjë, Stara Banjë dhe Gërbac. Zvogëlimi më i madh i numrit të votuesve të regjistruar në këtë tabelë është në Sfircë – për 71.25 për qind, pastaj në Sijarinë me 70.64 për qind. Rënie e konsiderueshme prej më shumë se 50 për qind vërehet pothuajse në të gjitha vendbanimet tjera të paraqitura në tabelë ka nënvizuar Viola von Cramon duke u bazuar në fakte e të dhëna statistikore.
Kontrolloni gjithashtu
Në Ditën Forcës, dyert e kazermave të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë hapur për të gjithë qytetarët e vendit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, në shënim të Ditës së Forcës …