Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se Rusia është e gatshme të ndërmarrë masa ushtarake-teknike në përgjigje të veprimeve armiqësore të Perëndimit mbi konfliktin në Ukrainë. Putin për javë të tëra ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Aleancën Veri-Atlantike (NATO) se kanë nxitur rritjen e tensioneve në afërsi të kufijve të Rusisë, por këto janë deklaratat e para që lënë të kuptohet për një konflikt të mundshëm. “Në rast të vazhdimit të qëndrimit, dukshëm agresiv, të kolegëve tanë perëndimorë, ne do të ndërmarrim masa e duhura ushtarake-teknike”, tha Putin gjatë një takimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Putin ka sqaruar se Rusia ka të drejtë të mbrohet më rast se cenohet nga kushdo qoftë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …