leoni

Avokati Tomë Gashi

Avokati, Tomë Gashi, ka denoncuar publikisht keqpërdorimet që bëhen në RTK nga ana e stafit dhe e gazetarëve

Avokati, Tomë Gashi,  ka denoncuar  publikisht keqpërdorimet që bëhen në Radiotelevizionin e Kosovës nga ana e punonjësve aty. Në një intervistë televizive ai ka përmendur rastin e gazetarit Milaim Zeka i cili është denoncuar nga sindikata e RTK-së se ka marr rreth 300 mijë euro nga RTK-ja pa shkuar fare në punë. Po ashtu, Gashi ka përmendur faktin se një autor tjetër i një emisioni në RTK merr 1700 euro në javë. “Unë kam dërguar një kërkesë tek drejtori gjeneral i RTK-së, që për njërin prej gazetarëve apo çfarëdo funksioni që mban atë, për të cilin duket se merr të ardhura pa shkuar fare në punë sepse ai është deklaruar ashtu. Unë kam deklaruar atë që besoj që kam të drejt në interes të mbrojtjes së interesit publik sepse kemi të bëjmë me televizion publik që e paguajmë me taksat tona. Kryetari i sindikatës ka identifikuar së paku dy persona që sipas tij njëri ka marr rreth 300 mijë euro dhe tjetri merr shumën 1700 euro në javë”, ka thënë Gashi në ATV. Personi tjetër që identifikohet si “kojshia show” , sipas kryesindikalistit të RTK-së, merr 1700 euro në javë për një emision. Televizioni publik pretendon që as 10 milion euro që ia ndan Kuvendi i Kosovës nuk i mjaftojnë. Sindikata e RTK-së dhe organet shtetërore të drejtësisë duhet të merren me këto raste pasi bëhet fjalë për keqpërdorim të taksave të qytetarëve, ka deklaruar avokati, Tomë Gashi.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …