Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari bashkë me prokurorin e çështjes, Rasim Maloku, si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, kanë dhënë detaje për aksionin e zhvilluar dje në komunën e Shtërpcës. Në konferencë u tha se nga ky aksion janë vënë në pranga 10 të pandehur, ndërsa janë sekuestruar 61 mijë euro dhe monedha të tjera si: dollarë, franga zvicerane, lekë. Përveç kësaj në konferencë u bë e ditur se janë sekuestruar edhe 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, armë zjarri, telefona, aparate për prodhimin e kriptovalutave etj. Në mesin e 10 të arrestuarve është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, për të cilin ka dyshime se derisa ishte kryetar i Shtërpcës ka përfituar mbi 1 milion euro. “Dyshimet konsistojnë në vlera që kalojnë vlerat milionëshe…Ai ka përfituar si dhurata, vetura që janë dhënë për lëshimin e lejeve”, tha ai. Prokurori tha po ashtu se ka dyshime për ndërtimin e vilave pa leje dhe në mënyrë të kundërligjshme, në Brezovicë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …