CNN: Hillary Clinton do ta mund Trampin me 13%

Nëse Shtetet e Bashkuara do të votonin sot për të zgjedhur pasuesin e Barack Obamës në Shtëpinë e Bardhë, do të shpallej fituese Hillary Clinton. Sipas një sondazhi të “CNN”, ish-Zonja e Parë do të shkëputej nga miliarderi me plot 13%. Sipas të dhënave të medieve amerikane sot Clinton do të grumbullonte 54% të votave të qytetarëve amerikane, kundër 41% të Trump. Edhe sondazhi i publikuar nga “BBC” e i realizuar nga “Real Clear Politics” sugjeron një avantazh të Clinton, edhe pse me vetëm 6%. Gjithnjë sipas “CNN”, demokratja konsiderohet si kandidatja më e kualifikuar dhe e besueshme nga amerikanët, në gati të gjitha pyetjet më të rëndësishme lidhur me Presidentin e ri, që nga politika e jashtme e deri tek terrorizmi. Përjashtim bën vetëm ekonomia, që sipas 50% të amerikanëve do të menaxhohej më mirë nga Trump.  Për ish-Sekretaren amerikane të Shtetit këto janë lajmet më pozitive që prej muajit korrik, e që vijnë pikërisht pas triumfit të manjatit të pasurive të paluajtshme në Indiana dhe humbjes së saj përballë Bernie Sanders.

Kontrolloni gjithashtu

Ushtarët amerikanë të rreshtuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, po patrullojnë në veri të Kosovës

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale Lindore të KFOR-it, misioni i udhëhequr nga NATO …