Covid

Sot nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 20 raste të reja, janë shëruar 12 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga  një  mijë e   870  testime sa janë bërë në nivel vendi, 20  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore  nuk  është shënuar asnjë rast i vdekjes. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 12  të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 981. Numri  përgjithshëm i rasteve aktive është  322 të infektuar aktualë.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë mbahet mesha për Ditën e Pashkëve për besimtarët katolikë

Sot në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar në ora 11.00 mbahet mesha …