Çka lyp Adriatik Kelmendi në Beograd, kur e di se BIA do ta marrë në bisedë informative!?

Rrjeti i pajtimit KOMRA, në reagimin e nënshkruar nga aktivistja  serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, i ka bërë thirrje Shërbimit sekret serb (BIA) në Serbi që t’i ndërpresë punët dhe veprat, të cilat, rrezikojnë lirinë e shprehjes politike, lirinë e qarkullimit dhe aktivizimin në fushën e ballafaqimit rajonal me të kaluarën dhe me pajtimin. Ky reagim i referohet marrjes në pyetje të drejtorit të Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi, nga inspektorët e BIA-s, i cili në cilësinë e avokuesit publik të pajtimit rajonal ishte pjesë në Forumin e XIV-të për drejtësinë tranzicionale në vendet post-jugosllave, i cili është mbajtur në Beograd.

BIA serbe i di punët e veta por di po ashtu se sa  “brohoritje të çoroditura” i ka bërë ky Adriatiku, ardhjes së Epopesë të Gjykatës Speciale  kundër UÇK-së.

BIA nuk mund të mos e dijë se babai i Adriatikut ishte prokuror i regjimeve serbe dhe ndëshkonte shqiptarët nacionalist e irredentistë, madje edhe vëllezërit e Jusuf e Bardhosh Gërvallës.

BIA i di  shumë mirë  ku i ka dhe ku i ka vendosur bijtë dhe bijat e veta në Kosovë. Ndërsa ky Adriatiku  e di shumë më mirë se për çka e kanë pyetur dhe e pyesin inspektorët e BIA-s, pasi nuk qenka hera e parë dhe sigurisht nuk do të jetë biseda e  fundit informative e BIA-s.

Ai këtë do të duhej ta thoshte vetë, si avokat i vetvetes, nëse nuk është në pyetje edhe diçka tjetër përveç përpjekjeve për ta rregulluar   të  kaluarën  e shqiptarëve në kohën e  regjimit të Millosheviqit dhe pajtimin e tyre me serbët. Këtë mbase e ka për detyrë ta thotë edhe  avokatja e tij,  Natasha Kandiq, e cila reagoi me këtë rast, para Adriatikut, me sa dimë ne.(RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …