leoni

Vetëm 4 % e qytetarëve ndjehen të sigurt nga veprimi i institucioneve shtetërore të sigurisë në vend

Vetëm 4% e qytetarëve ndjehen të sigurt nga veprimi i institucioneve shtetërore të sigurisë në vend

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, paraqiti rezultatet e Edicionit Special të Barometrit Kosovar të Sigurisë mbi “Trendet e Perceptimeve të Qytetarëve për Sigurinë Publike në Kosovë 2012-215”. Sipas Raportit të kësaj qendre, lagjet e banuara nga komuniteti serb dhe ato përgjatë vijës kufitare me Serbinë (të banuara nga komuniteti shqiptar) rezultojnë të ndihen më pak të sigurta në krahasim me qytetarët e rajoneve të tjera të Kosovës. Ndërsa lidhur me ndjenjën e sigurisë së qytetarëve, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka konstatuar se 52 për qind e qytetarëve ndihen të sigurt për shkak se ata jetojnë në lagje të mirë dhe 35 për qind për shkak se jetojnë jetë normale dhe në harmoni me ligjin dhe rendin. Në anën tjetër, vetëm 4 për qind e qytetarëve deklaruan që ndjehen të sigurt sepse institucionet shtetërore të sigurisë e kryejnë mirë punën e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …