Sahit Çetaj: Kandidati i LDK-së për Mitrovicë, Armend Agolli mori azil politik, në Suedi, se gjoja ishte i ndjekur nga UÇK-ja

Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë e ka përjashtuar nga grupi i asamblistëve, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina-Imerin

Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike në Mitrovicë e ka përjashtuar nga grupi i asamblistëve dhe nga funksionet e tjera brenda partisë, kandidatin për kryetar të kësaj komune, Armend Agollin dhe Xhyljeta Morina Imerin.   Në arsyetimin e kësaj partie thuhet se Agolli dhe Morina janë përjashtuar pasi pas përfundimit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me interesat e partisë. Armend Agolli dhe Xhyljeta Morina nga mbarimi i procesit të zgjedhjeve lokale kanë vepruar në kundërshtim me të gjitha qëndrimet e partisë, duke bashkëpunuar me partitë tjera në kundërshtim me interesat e LDK-së, duke mbi votuar vendimet e LDK-së me votat e PDK-së”. Lajmi për mediet e ka konfirmuar edhe kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …