Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së, Smajl Elezi

Kryetari, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e OVL të UÇK-së, Smajl Elezi

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi priti në takim kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezi. Në takim u bisedua për trajtimin e kësaj kategorie të rëndësishme, e cila është më meritorja për çlirimin dhe pavarësimin e vendit. Në vijim të takimit, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Smajl Elezi shfaqi shqetësimin dhe brengat për problemet me të cilat ballafaqohet organizata që drejton dhe anëtarët e saj dhe me çështjen e verifikimit të statusit të veteranëve. Ndërkohë, kryetari i vendit, Hashim Thaçi theksoi se do të jetë gjithnjë i hapur për të gjitha problemet e veteranëve, që si kategori e njerëzve që kanë dhënë shumë për vendin, në Kosovë trajtohen me ligj të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …