leoni

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimin ndaj Bratislav Nikoliqit, zyrtarit të Listës Serbe

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimin ndaj Bratislav Nikoliqit, zyrtarit të Listës Serbe

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar vendosjen e masës së paraburgimin ndaj Bratislav Nikoliqit, zyrtarit të Listës Serbe dhe ish-kryetarit të Shtërpcës, komunë me shumicë serbe në jug të Kosovës, konfirmuan nga kjo prokurori për Radion Evropa e Lirë. Prokuroria ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit edhe ndaj nëntë personave të tjerë, që u arrestuan të martën nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Vendimi për masën e paraburgimit pritet të merret më 23 dhjetor. Në kërkesën për vendosjen e masës së paraburgimit thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se Nikoliq, nga viti 2014 deri në tetor të vitit 2018 ka marrë para dhe dhurata në mënyrë të drejtpërdrejtë në këmbim të dhënies së lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, përkatësisht në zonën e dytë dhe të tretë në Brezovicë. Prokuroria dyshon se Nikoliq ka keqpërdorur detyrën zyrtare me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, por edhe “ka pranuar dhurata me qëllim të ushtrimit të ndikimit të padrejtë në vendimmarrjen e personave zyrtarë për dhënien e lejeve ndërtimore”. Ai dyshohet se ka përfituar deri në 1 milion euro për lejet e lëshuara kundërligjshëm për ndërtimin e objekteve në Brezovicë. Brezovica ndodhet në Komunën e Shtërpcës dhe është pjesë e Parkut Kombëtar “Sharri”. Është e njohur për qendrën e skijimit, e cila është vetëm 9 kilometra larg qendrës së Brezovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …