Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin, kërkoi nga shtetet e Perëndimit që t’i ofrojnë menjëherë garanci për sigurinë. Kremlini zyrtar është duke grumbulluar forca pranë kufirit të saj me Ukrainën dhe ka frikë se ajo është duke planifikuar një sulm të shpejtë në këtë vend. Duke folur në konferencën vjetore për gazetarë, Putin iu përgjigj pyetjes së gazetarit të televizionit Sky News për qëllimet e Rusisë: “Duhet të na japin garanci dhe atë pa asnjë vonesë porositi ai. Garancitë e sigurisë që i kërkon Putini, do të bllokonin zgjerimin e NATO-s dhe do të kufizonin në mënyrë drastike aktivitetin e aleancës në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik dhe në Evropën Lindore. Putin iu ka referua sistemeve anti-raketore, të cilat Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur në vendet aleate të NATO-s, në Rumani dhe në Poloni, gjatë viteve të fundit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …