leoni

U mbajt takimi i rregullt javor i koordinimit lokal të sigurisë në Suharekë

Në takimin e rregullt javor për koordinim lokal të sigurisë në komunën e Suharekës, u fol për aktivitetet e komunës dhe për gjendjen e sigurisë në komunën e Suharekës për javën që e lamë pas. Kryesuesi i takimit Rexhep Kuçi, nënkryetar në mes tjerash ka treguar për vizitën e kryetarit Asllanaj bërë Ministrisë së Financave dhe asaj të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, pastaj ka treguar për fillimin e realizimit të disa projekteve siç është asfaltimi i rrugës së fshatit Luzhnicë, ndërtimi i kanalizimit në fshatin Sopijë dhe ndërtimi i disa rrugëve lokale. Ai ka bërë të ditur edhe për fillimin e përgatitjeve për shënimin e 13 qershorit- Ditës së çlirimit të Suharekës. Për gjendjen e sigurisë në komunë ka fol Afrim Sylaj, toger, i cili fillimisht ka njoftuar për vazhdimin e ligjëratave nëpër shkolla dhe për fillimin edhe të disa projekteve tjera që këtë vit do të realizon policia nëpër shkolla të komunës së Suharekës. Më pas ai ka thënë se gjatë javës kanë ndodhur 3 aksidente trafiku, 4 vjedhje, 2 kanosje, 1 zjarrvenje në Mushtisht, 1 dëmtim prone, 2 lëndime trupore dhe një hyrje në sistemet kompjuterike.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …