Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, të enjten, ka shkëputur të gjitha marrëdhëniet me ish-liderin historik të kësaj partie, Sali Berisha, duke votuar unanimisht propozimet e Lulzim Bashës si për drejtuesit e tij të rinj, por edhe për anëtarët e kryesisë, pasi ata që ishin më parë përkrahën Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit. Arta Sakja është emri që do të zëvendësojë Edi Palokën në krye të Këshillit Kombëtar të PD-së. Ndërsa si sekretar organizativ u miratua Flamur Hoxha dhe sekretar për çështjet zgjedhore do të jetë Indrit Sefa. Po ashtu si anëtarë të kryesisë janë miratuar: Helidon Bushati, Gazmend Koduzi, Xhemal Gjunkshi, Agron Kapllanaj dhe Xhelal Mziu.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …