Qeveria miraton Projektligjin për regjistrimin ekonomive familjare dhe banesave. Në mbledhje e qeverisë është bërë me dije se regjistrimi i popullsisë së Kosovës do të realizohet në vitin 2022. Albin Kurti, tha se ky projektligj do të jetësohet në vitin 2022 dhe do të ndihmojë në përcaktimin e kompetencave të organeve, të cilat rregullojnë dhe zbatojnë procesin e regjistrimit të popullsisë. Propozimin e këtij projektligji para kabinetit qeveritar e ka bërë ministri i Financave, Hekuran Murati. “Regjistrimi i popullsisë është bërë në vitin 2011 dhe normalisht do të duhej që të bëhej në vitin 2021, por për shkak të pandemisë dhe të rrëzimit të qeverisë, regjistrimi do të bëhet në vitin 2022”, ka thënë Hekuran Murati. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2018, numri i banorëve rezidentë në Kosovë ishte rreth 1 milion e 800 mijë banorë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …