Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Duda Bala, duke e komentuar situatën politike në Bosnje e Hercegovinë, ka thënë që aty ka një jostabilitet tash e disa vite. “Bosnja është politikisht jostabile që shumë vite, prej Dejtonit e deri sot mendoj që nuk ka qenë shumë stabile politikisht. Ajo ka thënë që lideri serb i Bosnje Hercegovinës, Milorad Dodik është një person shumë radikal. “Ata po zhvillojnë ide në Republikën Srpska dhe janë duke bërë tollovi politikisht në Bosnje. Sa është e keqe dhe e rrezikshme ne të gjithë mund ta shohim këtë. Por, ne në fakt si Kosovë mund të mësojmë shumë prej Bosnjës. Çështja e formimit të Asociacionit në Kosovë, do ta aktivizonte më shumë dhe duhet të jemi më të kujdesshëm, pasi mendoj që plani është për ta bërë njëjtë siç ka ndodhur në Bosnje dhe kërkesa për formimin e asociacionit me mundësinë që ata mund ta bëjnë nesër në Kosovë, është një gjë që ne mund ta shohim këtë haptas”, ka thënë ajo, duke shtuar se duhet të jenë shumë të kujdesshëm në momentin kur bisedojnë me Beogradin.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …