leoni

KMDLNJ

KMDLNj ka reaguar pasi në vend janë rikthyer reduktimet me energjinë elektrike, por jo në veri të Kosovës

Këshilli për Mbrojtjen e Të Drejtave e Të Lirive të Njeriut ka reaguar pasi në vend janë rikthyer reduktimet me energjinë elektrike, por jo në veri të Kosovës  Në reagim thuhet se të gjithë konsumatorëve po iu ndalet rryma, në përjashtim të atyre në veri. Sipas KMDLNj-së qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij diskriminimi. Qytetarët e Kosovës duhet të protestojnë kundër këtij diskriminimi sikur që duhet të mbajnë shënime për të gjitha dëmet në aparatet e amvisërisë, si pasojë e dëmtimeve për shkak të mungesës së rrymës apo ndryshimit të intensitetit të rrymës në mënyrë që pastaj ta padisin këtë ndërmarrje kusarësh që iu ka shkaktuar aq shumë dëme, deri në humbje të jetëve të njerëzve, duke i ikur çdo përgjegjësie. KMDLNj kërkon që të bëhen të gjitha veprimet dhe të ndërrohet operatori që i ka shkaktuar aq shumë dëme Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …