Kanë arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për një vizitë në vendin tonë Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisari për Migracion, Punë të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos. Ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa ku do të ketë edhe një konferencë për media, pastaj do të takohen me kryetarin, Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli. Në orën 16.15, zonja Mogherini me një fjalim rasti do t’u drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …