Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”, dhe gazin amerikan, ka deklaruar se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë kundërshtuar çdo mundësi që e ka pasur Kosova për të ardhur te një investim i ri. Haradinaj ka thënë se kriza ekonomike ishte e paralajmëruar dhe pyetja shtrohet se “ku i kanë pasur mendët këta”. Kurti po çon miliona çdo ditë në Serbi duke blerë energjinë elektrike, ndërsa me Kosovën e Re, Kosova do të ishte faktor në rajon. “Këta njerëz e kanë pamundësuar gjendjen e fondeve për Kosovën e Re dhe qëllimi ka qenë të mbesim pa energji. Kurti nuk ka pasur vetëdije kur e ka kundërshtuar ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, pasi thoshte se dëshiron ta na shes energjinë me 86 euro megavatin, e tash blen me mbi 625 euro, paratë po shkojnë në Serbi. A ia kemi pas borxh Kurtit me qëndruar në terr dhe mos ta pranojë investimet mbi 1 milard dollarë. Kjo qeveri tash i ka thënë jo edhe gazit amerikan, i cili është kundër gazit rus, i cili sjelli krizën energjetike, ka saktësuar Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …