Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj ka mbajtur sot konferencë për media përmes së cilës ka kërkuar nga Qeveria që të marrë hapa urgjent në lidhje me krizën energjetike. Nikaj ka kërkuar të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg. Nikaj ka thënë se assesi nuk duhet të lejohet rritja e cmimit të energjisë për qytetarët.
Për më shumë se tre muaj, Partia Demokratike e Kosovës ka alarmuar lidhur me krizën energjetike e cila po afrohet. Përkundër kësaj, Qeveia e Kosovës në vazhdimësi ka neglizhuar problemin dhe ka dështuar të hartojë e të ndërmarrë masa të cilat së paku do të krijonin një siguri në përballje me këtë krizë.
Duke e ditur profilin tonë të konsumit si dhe kapacitet e limituara të gjenerimit sidomos për periudhën e vjeshtës dhe dimrit për të mbuluar kërkesën për konsum, deklarimet e kësaj qeverie vetëm pak javë më parë ishin se Kosova nuk është prekur dhe na e mbulojmë shumicën e konsumit vendor, pra një neglizhim dhe amatorizëm total për arsye të mos dijes por edhe kalkulimeve politike. Mospranimi i krizës ka qenë kalkulim politik i lidhur me zgjedhjet lokale.
Sot pasojat po i vuan e gjithë Kosova.
Kjo qeveri jo që nuk ndërmori asnjë masë të adresonin problemin në rritje që këta akterë po ballafaqoheshin, por në mes të krizës, një entiteti te rregulluar si KOSTT i cili fitimet eventuale do te duhej te u’a kthente konsumatorëve, i morën devident 20 mil euro. Se sa i gabuar ishte ky vendim tregon fakti se vetëm pak muaj prapa, pra dje ne mbledhjen e qeverise u morr vendimi për kthimin e kësaj devidente. Edhe me keq këto mjete janë përdorë për mbulimin e shpenzimeve të rrymës për furnizim të veriut.
Kosova sot gjindet në një krizë të thellë energjetike. Ashtu sic jemi të gjithë dëshmitare, ditëve të fundit jemi përballë me reduktime të pakontrolluara të energjisë elektrike. Edhe më keq nuk kemi qartësi se deri kur do të zgjasë një situatë e tillëe e edhe me pak cilat janë masat qëe po ndermirren për tëe tejkaluar ketë situatë?
Vendimi i ditëve të fundit për ndarjen e 20 milion eurove për subvencionim të importit të energjisë ëeshte vendim i duhur. Mirëpo, këeto mjete qe tashmë kanë filluar të shpenzohen, në raport me cmimet aktuale të energjisë në tregjet ndërkombëtare, nuk do të mjaftojnë as per 7 ditët e mbetura të këtij viti.
Sot cdo ditë po rrezikohet furnizimi i qytetarëve të Kosovës me energji elektrike.
Sot i presim bashkëatdhetarët tanë nga diaspora pa rrymë e pa ngrohje.
Sot nuk maftojnë arsyetimet e fajësimet. Sot qeveria po deklarohet që pret zgjidhje nëse bjen shi e borë në Shqipëri. Nuk mjafton të presim që të vijë një ekspert gjerman për të rregulluar turbinën e bllokut 2 në Kosovën B.
Sa per rikujtim, derisa ne debatojmë në terr e të ftoft, dje qeveria e Maqedonise se Veriut nënshkroi një kontratë huamarrje me EIB për 28.9 milion investime në ndërtimin e gazsjellsit me Greqinë. Në ndërkohë, ne jemi dëshmitare të një banalizimi të skajshëm të projektit për ndërtimin të gazsjellsit në Kosovë.
Po mungojnë veprime konkrete e të guximshme nga Qeveria.
Mbi të gjitha këto veprime të qeverise po bëhen ne kurriz të qytetarëve dhe bizneseve. Rritja e cmimit të energjise, në një kohë të rritjes së përgjithshme të cmimeve, pa ofruar alternativa për ngrohje do të ketë ndikim katasftrofal në ekonomitë familjare të qytetarëve tanë.
Sot ngrohja nuk është luks, nuk është komoditet vetëm për zyrën e kryeministrit dhe ministrave. Ëeshte nevojë dhe e drejtë elementare për secilin qytetar.
Prandaj, është e domosdoshme që:
– Të shpallet gjendje emergjente në furnizim sipas ligjit për energji, e cila më pas do të rriste kompetencat e qeverisë për të intervenuar në treg.
– Të mos lejohet rritja e cmimit të energjisë për qytetaret, të cilët të goditur nga pasojat e pandemisë do ta rendoheshin edhe me shumë.
– Edhe pse në mes të krizës, në buxhetin të aprovuar para pak ditësh nuk kemi asnjë shkronjë apo linjë buxhetore që adreson këtë situatë emergjente. Andaj ne kërkojmë qe ne menyre urgjente te ndahet nje fond i furnizimit emergjent per vitin 2022 i cili ne vazhdimësi dhe varësisht nga prodhimi vendor si dhe nevoja për import do të garantonte furnizim të sigurte me energji për të gjithë qytetarët dhe bizneset.
– Te hiqet për periudhën e krizës tantiema ne qymyr KEK-ut dhe proporcionalisht te ulet çmimi ne mënyrë qe efektet pozitive te barten tek qytetari.
– Të ketë plan dhe transparencë ne orarin e ndaljes se furnizimit ne mënyrë qe qytetarët të jenë në gjendje të bëjnë planifikimet e aktiviteteve ditore
– Senzibilizimin e krejt mekanizmave ndërkombëtarë dhe në vecanti BE që të kërkojë përgjegjësi nga Serbia në përgjegjësi e cila me bllokimin e linjave dhe pamundësinë e alokimit te kapaciteteve ndërkufitare po e vështirson importin dhe po e rrit koston edhe ashtu të lartë të këtij importi në këtë periudhë. Një gjë cila sanksionhet rrept edhe me Traktatin e Komunitet te Energjisë, ku palë nënshkruese janë edhe Serbia dhe Kosova.
– Ndërmarrjen e të gjitha hapave te nevojshme për të adresuar situatën me furnizimin e energjisë në veri.
Mbi të gjitha, Qeveria të fillojë të bëjë punën e vet. Të qeverisë, mos të arsyetohet por të marrë përgjegjesi dhe të krijoje zgjidhje.
Urime Festat.
Faleminderit!