Tërnava

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergjin, me rastin e festës së Krishtlindjes

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, ka uruar ipeshkvin e Kosovës, Dodë Gjergjin, me rastin e festës së Krishtlindjes. Në letrën e tij, Myftiu Tërnava ka uruar ipeshkvin, meshtarët e tij dhe “të gjithë vëllezërit e krishterë”, duke iu dëshiruar të gjithëve në këtë festë më të mirat, “e para së gjithash shëndet, mbarësi e lumturi”. Në mesazhin e myftiut,   Naim Tërnava thuhet: I nderuari ipeshkëv, Dodë Gjergji. Me rastin e festës së Kërshëndellave, me respekt të veçantë kam nderin t’ju dërgoj këtë mesazh urimi Juve, meshtarëve tuaj, si dhe të gjithë vëllezërve të krishterë duke ju dëshiruar në këtë festë më të mirat për ju, e para së gjithash shëndet, mbarësi e lumturi. Vlerat dhe mësimet hyjnore s’ka dyshim se janë rruga më e mirë për formimin, edukimin dhe fisnikërimin shoqërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …