Në vigjilje të Krishtlindjeve kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati ishte për vizitë në Kishën katolike në fshatin Kërvasari të Malishevës, ku u prit nga z. Don Fran Kolaj, një njeri me vlera të larta kombëtare e intelektuale.
Në cilësinë e kryetarit të Komunës së Malishevës, kryetari Kastrati i shprehu urimet më të sinqerta të gjithë qytetarëve të besimit katolik, ai tha se Solidariteti dhe harmonia ndërfetare janë vlerat tona ndër shekuj, të cilat do t’i kultivojmë në vazhdimësi.