Kryetari Latifi, ka pritur në zyrën e tij Gjeneralin Prof. Dr. Kudusi  Lama

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka pritur në zyrën e tij në një takim miqësor e të përzemërt, Gjeneralin e Ushtrisë Shqiptare, ish-komandantin e divizionit të Kukësit, tashmë në pension, të nderuarin Prof. Dr. Kudusi  Lama. Mes një mjedisi të ngrohtë bashkëbisedimi, ku bashkë me të ishin edhe bashkëveprimtarët Xhemshit Krasniqi me djalin Kastriotin dhe Dukagjin Dula, Gjenerali e uroi kryetarin Latifi për mandatin e ri qeverisës, kurse së bashku dhe me mirënjohje të thellë kanë kujtuar kontributin e tij të madh si pjesë direkte e luftës për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është dëshmuar si një strateg i luftës dhe njohës i shkëlqyer i shkencave ushtarake, përvoja e të cilit ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjenerali Lama mbetet figurë e çmuar gjithandej trojeve tona, e nga viti 2013 gëzon titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Rahovecit. I urojmë shëndet dhe punë të mbarë Gjeneralit, Prof. Dr. Kudusi Lama! Ka thënë kryetari Latifi.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …