Burri i kryetares, Vjosa Osmani, Prindon Sadriu, nuk po i shfrytëzon vetëm privilegjet si diplomat, por edhe privilegjet si burrë kryetareje. Ndërkohë ai iu ka drejtuar me një kërkesë edhe ministrit Sveçla, të cilit i ka kërkuar që veturës private të babait të tij, Skender Sadriut, të cilës si duket ia kanë vendosur kundërligjshëm folien me ngjyrë të errët në xhamat e përparmë dhe të pasmë, ndryshimi t’i evidentohet edhe në Certifikatën e Regjistrimit të Automjetit. Burri i kryetares këtë e ka arsyetuar, duke thënë se automjeti i vjehrrit të presidentes Osmani përdoret në raste të rralla edhe nga vetë e kryepara e shtetit. Pavarësisht që shumë qytetarë të Kosovës dënohen për vendosjen e xhamave të errësuar në automjete dhe u lejohet vetëm kur veturat janë të prodhuara me xhama të errësuar, kjo si duket nuk vlen edhe për familjen e bashkëshortit të zonjës Vjosa Osmani. Demokracia.com ka siguruar shkresën e Prindon Sadriut, i cili në cilësinë e burrit të kryetares iu ka drejtuar ministrit Sveçla me këtë kërkesë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …