Lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli ka kundërshtuar pretendimet e kryeministrit, Albin Kurti sipas të cilave në Kosova ka një zhvillim të madh ekonomik nga koha e qeverisjes prej tij. Lideri i Aleancës Kosova e Re ka shkruar se jo që nuk ka rritje ekonomike mbi 10 për qind e as punësim të mbi dhjetë mijë punëtorëve por ka papunësi dhe ikje të të rinjve nga Kosova për shkak të papunësisë. “Tani (këtë vit) nuk ka pasur ASNJE investim infrastrukturore të financuar nga kapitali vendor apo i huaj) të cilat kanë ndikuar në përmirësimin e jetës dhe standardit të jetesës së qytetarëve. Gjithashtu nuk ka asnjë investim qe ka përmirësuar mjedisin e shkatërruar në të cilin jetojmë. Nuk patëm ngritje të subjekteve të reja ekonomike që rriten listën e produkteve dhe shërbimeve vendore në krahasim me ato të vitit 2019. Po ndodh e kundërta që pretendohet -qytetarët vazhdojne te ikun nga Kosova, nuk ka punë në Kosovë. Ka shumë ma tepër importe për shkak të tkurrjes se prodhimtarisë në Kosovë dhe ka shumë më tepër inkasim nga doganat për shkak të rritjes së importit”, ka shkruar mes tjerash lideri i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …