IKSHPK

IKSHPK njofton se nëntë raste të reja kanë rezultuar të infektuar me omikron

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se nëntë raste të reja kanë rezultuar të infektuar me omikron. Ky institut njofton gjithashtu se nga 22 mostra të dërguara për testim, nëntë prej tyre kanë rezultuar pozitive. “Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka bërë të ditur se, sot, më 26 dhjetor 2021, në laboratorin e Mikrobiologjisë molekulare, Departamenti i Mikrobiologjisë të IKShPK, janë testuar 22 mostra pozitive në SARS-CoV-2, të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021. Nga këto 9 raste, dy janë importuar Shtetet e Bashkauara të Amerikës, dy nga Britania e Madhe, 1 nga Franca dhe 4 tjera janë nga Mitrovica të cilët kanë deklaruar se nuk kanë ardhur në Kosovë nga jashtë por kanë pasur kontakte me persona që kanë ardhur ga jashtë. Ekspertët e mjekësisë kanë thënë se varianti omikron nuk është më agresiv se sa variantet paraprake por ka një përhapje dukshëm më të madhe se sa variantet paraprake dhe se shtimi i jashtëzakonshëm i rasteve te reja nëpër vende të ndryshme tëp botës është rezultat i këtij varianti.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …