Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar dje se vetëm deri në fund të muajit tetor 2021, remitencat e pranuara nga diaspora kanë shënuar vlerën e rreth një miliardë eurove, apo më saktësisht gjithsej 956 milionë euro. Me rastin e konferencës së fundvitit të BQK-së, guvernatori i saj, Fehmi Mehmeti, tha se viti 2021 ka shënuar një ritëm të shpejtë të rritjes së remitencave të dërguara nga diaspora, dhe se është shënuar një rritje vjetore prej 20 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, përcjell Buletini Ekonomik. “Viti 2021 shënoi një ritëm më të shpejtë të rritjes edhe për remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë. Vlera e remitencave të pranuara deri në fund të muajit tetor 2021 është 956 milionë euro, që paraqet rritje vjetore prej 20.0 përqind”, ka thënë Mehmeti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …