Edita Tahiri ka deklaruar se Albin Kurti i ka marrë votat për të zgjidhur problemet e jo për të fajësuar qeveritë e kaluara. Ish-kryengociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, i ka reaguar kryeministrit pasi ai ia hodhi fajin qeverive të kaluara për problemin aktual me krizen energjetike në vend. Edita Tahiri ka thënë se qeveritë janë për të zgjidhur problemet sepse për këtë janë votuar dhe jo për t’i fajësuar pushtetet e kaluara. Teksa ka mbajtur fjalim në Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, kryeministri Albin Kurti foli edhe për krizën energjetike në vend. Për këtë Kurti ia hodhi fajin qeverive të kaluara, duke u shprehur se e kanë lënë Kosovën në terr.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …