leoni

Alpinistët zbresin në Ferizaj me aktivitet për mërgatën e rininë

Një aktivitet i veçantë, për herë të parë i këtij lloji, kushtuar mërgatës dhe të rinjve, u mbajt nga Klubi Alpin “Prishtina”, me bartës organizimi ferizajasin Besnik Reka, ku dhjetëra anëtar të këtij klubi, u lëshuan me litarë nga çatia e ndërtesës së Komunës së Ferizajt, nën duartrokitjet dhe sytë e dhjetëra ferizajasve në shesh, që u mblodhën për të ndjekur këtë ngjarje që pati natyrisht, mbështetjen edhe të Komunës. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, i cili i përgëzoi alpinistët dhe organizatorët për këtë ngjarje.

Fotografia e Agim Aliu

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …