Sot në Prishtinë u mbajt një protestë kundër reduktimeve të energjisë elektrike nga “Grupi Protestoj”. Protesta kishte filluar nga objekti i KEDS-it dhe ishte përqendruar te ndërtesa e Qeverisë. Protestuesit kanë kërkuar furnizim të rregullt me energji elektrike dhe shkarkimin e ministres, Artane Rizvanolli. Përkundër këtyre njoftimeve, reduktimet e rrymës po zgjasin deri në 24 orë. Njëri nga organizatorët e protestës, Dibran Hoxha, ka thënë se KEDS-i dhe qeveria ia kanë nisur me nga dy orë reduktime të rrymës, por në disa vende nuk ka rrymë deri 24 orë Protestuesit kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet: “Ngrohja nuk është komoditet”, “KEDS t’i kthehet Kosovës”, dhe “Rizvanolli ik”. Ata gjatë protestës kanë gjuajtur poqa elektrike drejt objektit të KEDS-it.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …