Veton Surroi

Ende hesht Veton Surroi lidhur me kompaninë e tij që dyshohet se dha ryshfet mbi 400 mijë euro për ndërtime, në Brezovicë

Ish-kryetari i Shtërpcës, me disa të tjerë, u arrestua për marrje të ryshfetit në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë. Me kompaninë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria pretendon se i ka dhënë ryshfet Nikoliqit mbi 400 mijë euro, nuk dihet se çfarë ka ndodhur. Një prej dy aksionarëve të kësaj kompanie është aksionari  milioner, Veton Surroi. Prokurori i rastit, Rasim Maloku, ka refuzuar të flasë rreth detajeve të aksionit. Sipas të dhënave në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve, 70 për qind të aksioneve të kompanisë “Stella Consulting” i takojnë Gentjan Sulës, ndërsa 30 për qind Veton Surroit. Kjo kompani dyshohet të ketë dhënë një ryshfet të majmë për t’iu lejuar ndërtimi i vilave në Brezovicë.  ‘Stella Consulting’ ka marrë të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore , sipas ligjeve në fuqi, para se ta fillonte ndërtimin dhe u është përmbajtur atyre”, kishte thënë  Surroi në një përgjigje për medet e kohën e ndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …