Policisa

Policia e Kosovës ka ndalura 26 të dyshuar, të cilët ishin duke zhvilluar aktivitete të kundërligjshme

Policia e Kosovës ka zbuluar vendin ku  26  të dyshuar, ishin duke zhvilluar aktivitete të kundërligjshëm. Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis. Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Duke u bazuar në ligjin në fuqi, të gjithë të dyshuarve u është shqiptuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore, thuhet në njoftimin zyrtar të  Policisë. Po ashtu, bëhet e ditur se në vendngjarje ka dalë edhe Njësia e Hetimeve, ku është bërë konfiskimi i armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provave dhe dëshmive për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit. “Në lidhje me rastin është informuar edhe prokurori kujdestar, ku me urdhër të tij iniciohen tri vepra penale: ‘Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm’, ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ dhe ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’ për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …