Hekuran Murati

Hekuran Murati: Nuk e kam parë kontratën për pagën e ekspertit, 12 mijë euro në ditë, por shifra totale mbërrin 248 mijë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati, mohon ta ketë parë kontratën e nënshkruar për pagesën e ekspertit gjerman që është 12 mijë euro në ditë, ndërsa shifra totale mbërrin 248 mijë euro. Murati tha se humbjet që po pëson Kosova nga rënie e bllokut B-2 janë shumë më të mëdha se sa shuma e përfolur në medie. “Nuk është se kam parë një kontratë dhe e kam nga mediat. Por besoj se kjo është më tepër përpjesëtim i ditëve të punës që kompania e angazhuar do të marrë si total. Nuk e kam parë kontratën dhe nuk i di termat e referencës, 248 mijë është total. Është me rëndësi që sa më shpejt ta kthejmë bllokun, sepse nëse llogarisim çmimet e importit, ora na kushton 100 mijë euro nëse importohet sasia e njëjtë, apo 2 milionë e 400 mijë euro dita”, tha ai. Jemi duke diskutuar për ta rregulluar një problem i cili mund të kushtojë shumë më shtrenjtë. Telekomi ka paguar me shifra të ngjashme të publikuara vite më parë. Kemi pasur menaxherë e drejtorë që kanë pasur shifra marramendëse. Nëse flasim për një problem që kushton shumë më shumë, sepse si ministër i financave nuk do ta doja këtë punë po të mos kishte këso kosto të problemeve, atëherë nuk do e diskutoja, ka saktësuar Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …