Kuvendi i Komunës së Ferizajt, mbajti mbledhjen e parë të kësaj legjislature

Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, këtë të martë ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt të kuvendit. Në këtë mbledhje është emëruar nënkryetari nga radhët e komuniteteve Danush Ademi. Po ashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e Komitetit për Politike dhe Financa, ku nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës do të jenë këta anëtarë: Arian Imeri, Lumnije Morina, Mimoza Pajaziti si dhe Lulzim Abazi, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Selmani dhe Yllka Neziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës anëtarë i KPF-së do të jet Ismet Vranovci si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të jet Hatixhe Bungu-Qerimi. Ndërkaq në Komitetin për Komuniteti, do të jenë 5 anëtarë nga komunitete, ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës anëtarë të këtij komiteti do të jenë Flora Islami dhe Flora Abdullahu, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë një anëtarë i cili pritet të caktohen në mbledhjen e radhës, ndërkaq nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë Jehona Mustafa. Në këtë mbledhje drejtori i drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami ka bërë propozim-vendimin për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore. Sipas tij, do të shpërndahen një sasi prej 130 metër kub të konfiskuara nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Për këto familje do të shpërndahen nga 2 metra kub dru të zjarrit. Këtë propozim e ka përkrahur Flora Islami nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka përgëzuar Komunën e Ferizajt, që po ju del në ndihmë këtyre familje në këtë kohë pandemie. Ndërkaq, Pakize Bujani anëtarë e kuvendit, ka kërkuar nga drejtori që një pjesë e këtyre druve të shpërndahet edhe për familjet me nevojë nga komunitetet pakicë në Komunën e Ferizajt. Drejtoresha e Drejtorisë së Financave Sebahate Ajeti-Sadiku, para kuvendareve ka raportuar edhe raportin financiar për periudhën janar-shtator të këtij vitit. Sipas saj, gjatë kësaj periudhe janë inkasuar gjithsejte të hyra vetanake në vlerë prej 4,687,595.02 euro e cila vlerë në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje prej 79.73 %, ndërsa krahasuar me planin janë realizuar 105.47 %. Ndërsa drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pjesës së ngastrës kadastrale 620-2 të zonës kadastrale në Babushin e Ri me sipërfaqe prej 20 metra katror. Po ashtu u bë edhe propozim vendimi për publikimin e listës së pronave të komunës për dhënien në shfrytëzim për vitin 2022. Në këtë mbledhje është caktuar edhe orari i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës për vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …