Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria e Kosovës po e kërkon fajtorin e krizës energjetike dhe jo zgjidhjen e problemit. Para deputetëve të kuvendit, ku po diskutohet për krizën energjetike, ai ka thënë se kryeministri i vendit po tallet me qytetarët. “Kohëve të fundit kanë filluar talljet me qytetarë si ndalni dritat e ngrohuni me qebe. Kurti është zotuar se me qeverisjen e tij do të ulë çmimin e energjisë elektrike. Sot nga pozita e udhëheqësit thotë se ose duhet reduktime ose shtrenjtim të energjisë. Qeveria po vepron pasi po ndodhë e keqja dhe problemi. Gjithë kohën kërkohet fajtori por jo zgjidhja e problemit”, ka thënë Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …