Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se Qeveria ka për qëllim të legalizojë ndërprerjen e rrymës për qytetarët me vendimin për të shpallur krizë në furnizimin me energjinë. “Nga ajo që e pashë, nga vendimi që e keni sjellë, krejt çka po kërkoni është që ta legalizoni shkëputjen e rrymës për qytetarët e Kosovës”, tha Krasniqi në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se PDK-ja ka kërkuar tash e dy javë që Qeveria të sjellë një vendim të tillë, ndërsa sipas tij tashmë është vonë. “Më shumë se dy javë i ka që si Parti Demokratike e Kosovës ju kemi kërkuar që të vini me një vendim për shpalljen e gjendjes emergjente”, tha kryetari i PDK-së. “Ministrja duhet ta mësojë kryeministrin, sepse ai s’ka faj që s’i di të gjitha, sepse ju ndoshta mendoni që i di të gjitha, por nuk i di, andaj duhet t i tregoni që ka mundur të ketë kontraktim të mëhershëm, për t i marrë kontratat kur kanë qenë çmimet dy herë më të shtrenjta, e jo gjashtë herë e shtatë herë siç po paguajmë sot, saktësoi, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …