Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj fton punëtorët e KEK-ut dhe të KEDS-it që të dërgojnë informacione për rënien e qëllimshme të bllokut

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj  deklaroi se ka pranuar një  ftesë nga Departamenti për Krime dhe Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës për t’u intervistuar lidhur me rënien e dyshimtë të Bllokut A3 dhe A 5. Përmes një postimi, Molliqaj u  ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, punëtorëve të KEK-ut dhe KEDS-it që të dërgojnë informacione për këtë rast. Ftoj të gjithë njohësit e fushës së energjisë, secilin punëtor të KEK dhe KEDS dhe çdo qytetar që mund të ketë informata shtesë në lidhje me këtë çështje dhe çështje të tilla që t’i dorëzojë tek unë. Nesër, gjatë ditës, gjetjet tona do t’i dorëzojmë në Polici. Molliqaj të shtunën në një konferencë për media deklaroi se ka informacione se Blloku A3 dhe A5 kanë rënë qëllimshëm. Ai tha se bë bazë të informacioneve që ka, në këtë prishje ka pasur gisht Qeveria e Kosovës, KEDS-i dhe menaxhmenti i ri i KEK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …